Flash

"Festë e egër deri në mëngjes": Kean thyen karantinën e "trondit" Everton

Lapsi.al 26 April 2020
"Festë e egër deri në mëngjes": Kean thyen
Pas Arsenal e Tottenham, edhe Everton përfundon në stuhinë e rrjeteve sociale për thyerjen e distancimit të detyruar nga ana e sulmuesit të tyre Moise Kean. Daily Star në fakt ka publikuar disa foto nga një grup privat i Snapchat, në të cilat duket sulmuesi italian pjesëmarrës në një festë shtëpiake, me shumë mundësi në apartamentin e tij. Klubi anglez është ndjerë "i tronditur". Një burim pranë lojtarit ka deklaruar për të përditshmen angleze: "Moise e miqtë e tij sic duket mendonin se rregullat e aplikuara në vend nuk janë për ata... festa ishte e egër dhe zgjati deri në orët e para të mëngjesit". Everton nuk ka lëshuar asnjë komunikatë zyrtare, por i ka bërë të ditur Daily Star se është "i tronditur kur mësoi me thyerjen e linjës udhëheqëse të Qeverisë nga ana e një të teseruari të tij. Jemi të zhgënjyer, veprime të tilla janë të papranueshme. Mjekët po bëjnë një punë të jashtëzakonshme e mënyra më e mirë për ti treguar respektin është të bëjmë të pamundurën për ti mbrojtur". Tani mbi Kean vërtitet një gjobë e fortë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI