Flash

"Conte nuk do zgjaste as një sezon tek Real Madrid": Diego Costa sulmon ish-trajnerin dhe tregon braktisjen e Brazilit

Lapsi.al 26 April 2020
"Conte nuk do zgjaste as një sezon tek Real Madrid": Diego Costa

Diego Costa thotë se nuk ka qejfmbetje kunddrejt Antonio Conte, por sulmon përsëri ish-trajnerin e tij, me të cilin pati një përplasje të fortë në kohët e Chelsea, që përfundoi më pas me shitjen e spanjollit të natyralizuar tek Atletico Madrid: "Kemi patur probleme jashtë fushës, por është një trajner i mirë. Vetëm se për të qenë i madh duhet të ndryshojë dicka në nivel human në mënyrën e të stërviturit, është një njeri dyshues. Në një klub si Real Madrid nuk do të zgjaste as një sezon".

Në intervistën për Espn Brasil, sulmuesi kujton edhe si rrodhën ngjarjet me kombëtaren braziliane e zgjedhjen e bërë për atë spanjolle: "Realizova ëndërrën për të luajtur me Brazilin, por edhe me një skuadër të madhe si Spanja. Kur u thërrita me Selecao të gjithë pyesnin kush isha, ndërsa Felipe Scolari më tha: je i vetmi lojtar i Jorge Mendes. Por nëse më kishte grumbulluar vetëm për këtë gjë, atëherë do të thoshte se isha në vendin e gabuar. Pastaj më thirri Spanja e papritur Scolari nisi të thoshte se më vlerësonte. Nuk më kishte thirrur kurrë më parë, pastaj nisi të thoshte se i ktheva shpinën ëndërrës së miliona brazilianëve!".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI