Flash

Barcellona "i hap rrugën" Juventus për Arthur: vetëm për De Ligt ose Bentancur

Lapsi.al 26 April 2020
Barcellona "i hap rrugën" Juventus për Arthur: vetëm

Interesimi i Barcelonës për Mathijs De Ligt nuk u zbeh asnjëherë, edhe pse lojtari preferoi Juventus, në merkaton e verës së kaluar: mbrojtësi hollandez, shumë mik me De Jong e "i preferuar" i presidentit katalantas Bartomeu, mund të përfshihet në një tratativë mes dy klubeve, pasi bardhezinjtë kanë hedhur sytë nga mesfushori brazilian Arthur Melo. E gjitha kjo, sipas asaj që bën të ditur sot Mundo Deportivo, në hipotezën e një shkëmbimi kartonësh si e vetmja mënyrë për të bërë merkato në krizën financiare të shkaktuar nga emergjenca koronavirus.

Sidoqoftë, edhe pse Barcelona (si e thekson e përditshmja katalanase) është në kërkim të një mbrojtësi qendror, mes emrave që qarkullojnë është edhe ai i Bentancur. Mbrojtësi hollandez e mesfushori uruguajan janë dy titullarë të palëvizshëm të Juventus të Maurizio Sarri, ekzaktësisht si Arthur tek Barcellona e Quique Setién: vetëm një shprehje vullneti nga ana e lojtarëve (kjo është teza e Mundo Deportivo) mund të favorizojë nisjen e një tratative të vërtetë.

Ky është edhe motivi që vëmendja kryesore është përqendruar mbi De Ligt, duke nënvizuar se mbrojtësi hollandez - e thënë nga shtypi katalanas - ka vazhduar të dërgojë mesazhe interesimi kunddrejt blaugrana.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI