Flash

Shifrat e frikshme/ Mashtrimi i madh i qeverisë me testimin

Lapsi.al 25 April 2020
Shifrat e frikshme/ Mashtrimi i madh i qeverisë me testimin
Sa me shumë kalon koha aq më zbuluar del qeveria shqiptare lidhur me mashtrimin që i ka bërë publikut lidhur me politikat e testimit për të përballuar Cocid -19. Që në 16 mars, kur kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus lëshoi slloganin: “testoni, testoni, testoni”, qeveria po shpik gjithfarrë lloj piruetash për të mos e pranuar mundësinë e paktë për testime. Fillimisht Edi Rama organizoi një mbledhje live me të ashtuquajturin komitet i eksperteve dhe i pyeti ata nga Facebook-u se si ishte puna me testimet. Rama përdor komitetin e ekspertëve për luftën kundër opozitës Natyrisht përgjigjja qe “shumë mirë” dhe se testohej dhe investigohej cdokush që kishte pasur kontakt me një pacient që rezultonte i infektuar. Madje Ministrja Manastirliu shkoi edhe më tej. Ajo deklaroi se udhëzimi i OBSH për testimet po ndiqej pikë për pikë “Ne nuk kemi probleme me kapacitetet. Por strategjinë e testimit e vendosin ekspertët. Ne po zbatojmë rekomandimet e OBSH-së për testim, testim, testim për çdo rast të dyshuar”, tha Manastirliu. Pra, politika ia kalon topin ekspertëve që paguhen më rroga shtetërore dhe ata detyrohen të thonë që gjithshka është OK. Po si është e vërteta? Atë që qeveria mundohet ta fshehë më fjalë e nxjerrin zbuluar shifrat. Deri në këtë fundjavë Shqipëria ka kryer gjithsej 6768 teste ose 2.3 teste për 1 mijë banorë.

Si e nxorri Ogerta bllof, gënjeshtrën e Ramës për 2 mijë teste në ditë (Video)

Por ndërkohë që ne kemi këtë shifër, gazeta franceze Le Monde kritikonte qeverinë e vendit të saj se ka dështuar me testimin duke bërë vetëm 5.1 për 1 mijë banorë. Ajo krahasonte (shiko tabelën poshtë) se Turqia ka bërë 5.3, ShBA 9.3 ndërsa Gjermania 17 teste për 1 mijë banorë. Pra mjatfojnë këto shifra për të kuptuar se sa mbrapa është Shqipëria dhe se sa gropë të madhe duhet të mbushë me propagandë rilindja. Dhe për gjendjen ku ndodhemi nuk mjaftojnë vetëm shifrat, por edhe dëshsmitë e atyre që e kanë ndjekur këmba këmbës historikun e kësaj pandemie. Gazetari i kronikave sociale në News 24, Erion Skëndaj denonconte sot se kishte foto dhe filmime të familjarëve të sëmurëve me Covid-19, të cilët lëviznin lirshëm deri në sptalin infektiv dhe të cilëve nuk u qe bërë testi pavarësisht se kishin pasur kontakt me të sëmurët. Andi Bushati: Solidaritet, jo lojë me mjekët Pra dita ditës mashtrimit rilindas, që fshihet pas ekspertëve të paguar prej qeverisë, po i del boja. ©Lapsi.al  

Të këshilluara

Paqe me Ramën/ Pse është tulatur Ilir Meta?

Nëse në të gjithë botën është ngritur alarmi se në kohë gjendjesh së jashtëzakonshme autokratët bëhen më të rrezikshëm, Ilir Meta ka vendosur ta shfrytëzojë kët...

10:43

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI