Flash

Prototip maske për lojtarët e Bundesligës: Der Spiegel zbulon idenë e Ministrisë së Punës

Lapsi.al 25 April 2020
Prototip maske për lojtarët e Bundesligës: Der Spiegel zbulon

Futbollistët e Bundesliga mund të vendosin maskë mbrojtëse në rifillimin e kampionatit, që do të jetë gjithësesi me dyer të mbyllura. Hipoteza për të luajtur në 9 maj do të shoqërohet me vendosjen e maskave, për të evituar rrezikun e infektimit nga koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur 'Der Spiegel', që është informuar nga dokumenti i Ministrisë së Punës në Gjermani. Maska duhet të ndërtohet në mënyrë që "të mos bjerë nga fytyra gjatë sprinteve, goditjeve me kokë e kontrasteve të lojës".

Sipas këtij projekti, nëse një lojtari i bie maska gjatë ndeshjes, ajo duhet ndërprerë menjëherë nga arbitri. Skeptik për këtë mundësi stafi mjekësor i kombëtares gjermane. Sipas një zëdhënësi, "nëse lojtarëve do ti imponohet kjo gjë, besoj se duhet ta refuzojnë".

Sipas drejtorit sportiv të Leipzig Markus Kroesche, "është një ide interesante, por me maskë mund të vraposh drejt topit një herë, nuk besoj shumë". Një vendim përfundimtar në lidhje me këtë do të merret brenda 30 prillit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI