Flash

Koronavirus vë në diskutim tërheqjen e Rossi nga MotoGP: "Do ishte e shëmtuar të largohesha kështu"

Lapsi.al 25 April 2020
Koronavirus vë në diskutim tërheqjen e Rossi nga MotoGP: "Do

Bllokimi i aktiviteteve sportive e tuneve të mëdha për shkak të koronavirus po e vendos në vështirësi të madhe botën e sportit, por në vecanti Valentino Rossi. Garat e para të sezonit të MotoGP do të shërbenin për ta ndihmuar ish-kampionin e botës në klasin mbretëreshë se cfarë do të bënte në 2021: të tërhiqet përpara apo të vazhdojë me Yamaha në skuadrën Petronas? Një vendim që tani pezarezi duhet duhet ta mërrë në errësirë.

"Jam në një situatë të vështirë. Si kam thënë më parë, opsioni im fillestar është të vazhdoj sepse jam i motivuar dhe kam dëshirë, pòr më parë duhet të kuptoj nivelin tim të konkurueshmërisë sepse vuajta shumë në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, shumë herë isha i ngadaltë ", ka thënë Doktori në një intervistë të dyfishtë me shokun e skuadrës Maverick Vinales.

Kështu që cfarë duhet bërë, është një cështje dilematike, për të cilën Rossi nuk ka një përgjigje të qartë: "Edhe nëse jemi optimistë mund të rifillojmë vetëm në gjysmën e dytë të vitit, shpresojmë në gusht, por unë duhet të vendos më herët. Dua të vazhdoj, por duhet të vendos pa garuar. Sigurisht nuk është momenti më i mirë për të hequr dorë, mund edhe të mos garojmë. Do të ishte më e drejtë të bëja edhe një sezon e pastaj të tërhiqem" përfundoi Valentino.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI