Flash

Chelsea rinovon me Giroud, Inter i ofron katër lojtarë Fiorentinës për Chiesa

Lapsi.al 25 April 2020
Chelsea rinovon me Giroud, Inter i ofron katër lojtarë

Bashkëpunimi mes Olivier Giroud e Inter nuk është i thënë të arrihet. Sulmuesi francez e zikaltrit duhet të bëjnë tashmë me një pengesë të re, që ngjan shumë si përfundimtare: Chelsea ka ushtruar klauzolën e rinovimit kontraktual të francezit, që tani skadon në 2021. Giroud do të lirohej me parametër zero në fund të sezonit, por tani duhet paguar që Blues të binden për ta lënë të lirë.

E nga kjo goditje e marrë në Londër, zikaltrit e kanë kthyer vëmendjen në Firence, ku po luhet një tjetër betejë merkato me Juventus: atë për të siguruar Federico Chiesa. Talenti i Fiorentinës është i kërkuar nga shumë klube, bardhezinjtë të parët, por Inter tenton ti parakalojë duke shfrytëzuar raportet problematike mes dy shoqërive, e duke përfshirë katër lojtarë në shkëmbim për të ulur pagesën ekonomike të operacionit (të paktën 60 milionë).

I pari në listë është Dalbert, që edhe këtë vit ka veshur fanellën viola, i huazuar, me vlerën e kartonit rreth 12 milionë. Përvec brazilianit, Inter mund të vendosë në tavolinë edhe kartonin e Nainggolan, që me shumë mundësi Cagliari nuk do ta ushtrojë të drejtën e blerjes. Mesfushori belg është i preferuar prej kohësh në Firence e Commisso u mundua ta merrte edhe verën e kaluar, kur ai vendosi të kthehej në Sardenjë.

Mes futbollistëve të 'sakrifikueshëm' do të jenë edhe Gagliardini, një tjetër objektiv i mëparshëm i Fiorentinës, e edhe Pinamonti, që duket i destinuar të kthehet tek zikaltrit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI