Flash

Sambia në rrezik për jetën nga Covid-19: Montpellier në ankth

Lapsi.al 24 April 2020
Sambia në rrezik për jetën nga Covid-19: Montpellier në

Është lojtari i parë i Ligue 1 pozitiv ndaj koronavirus e tani është shtruar në reanimacion: Junior Sambia, 23 vjeci, jolly i mesfushës së Montpellier, është prej dy ditësh në spital në qytetin e jugut të Francës dhe është transferuar në këtë repart, pasi gjendja e tij shëndetësore është rënduar shumë. Shoqërià, duke konfirmuar informacionet e shpërndara nga shtypi vendas, ka bërë të ditur se Sambia po kalon "probleme dixhestive e respiratore".

Futbollisti është shtruar në fillim të javës në një klinikë në Montpellier ku rezultoi pozitiv ndaj Covid-19. Junior Samba mbërriti nga Niort në 2017 dhe është në sezonin e tij të tretë me Montpellier, edhe pse nuk është bërë kurrë titullar.

Bëhet fjalë për lojtarin e parë të Ligue 1 që është goditur nga koronavirus. Në mars, rezultoi pozitiv koreano jugori Hyun-jun Suk, që luan në Troyes (Ligue 2). Në Francë, mazhoranza e futbollistëve është kundër rifillimit të kampionatit. Disa shoqëri kanë hipotezuar ndërkohë një rinisje të stërvitjeve.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI