Flash

Roma josh Mertens: kontratë tre vjeçare për të shmangur Juve e Inter

Lapsi.al 24 April 2020
Roma josh Mertens: kontratë tre vjeçare për të shmangur

E ardhmja e Dries Mertens është ende për të përcaktuar. Lojtari është në skadencë kontrate në qershor me Napolin e në gjurmët e tij janë vënë klubet më të rëndësishme italiane. Mes të cilëve tani edhe Roma. Sipas asaj që bën të ditur Corriere dello Sport, në fakt, verdhekuqtë po tentojnë sulmuesin belg, duke i propozuar një kontratë trevjecare prej 3,5 milionë plus bonus në sezon. Një ofertë shumë joshëse, që stafi i lojtarit po e merr në konsideratë seriozisht.

Sigurisht, para se të merret një vendim, duhet kuptuar cfarë do të ofrojnë klubet e tjera të interesuara. Mbi të gjitha Juventus e Inter, gjithnjë shumë të kujdesshme për situatën e belgut e në kërkim të një sulmuesi. Por impresioni është që propozimi i Romës, për momentin është ndër më interesantët në tavolinën e sulmuesit. Si nga ana ekonomike, ashtu edhe teknike. Për momentin, në fakt, cështja e rinovimit mbetet në stand-by, por nuk mund të përjashtohen befasi në frontin De Laurentiis. "Ciro" Mertens, në fakt, është shumë i lidhur me Napoli e, me cmimin e duhur, mund të vendosë edhe të rinovojë për të mbetur në historinë e klubit të kaltër.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI