Flash

La Liga në telashe: futbollistët refuzojnë të realizojnë testin për Covid-19

Lapsi.al 24 April 2020
La Liga në telashe: futbollistët refuzojnë të

Në Spanjë, kur dukej se të gjithë mezi prisnin rikthimin fushë, situata është komplikuar nga një reagim i pjesës më të madhe të futbollistëve. Shqetësimet e tyre përpara rikthimit hipotetik në stërvitje në ditët e para të majit, i janë shprehur qeverisë nëpërmjet një letre të realizuar nga sindikata e futbollistëve, ku shkruhet "mospëlqimi i idesë që La Liga të nisë të realizoje testet më 28 prill për të parë nëse ndonjëri është i infektuar me Covid19".

Disa klube kanë njoftuar lojtarët e tyre për tu grumbulluar në komplekset stërvitore për të realizuar testin, po një numër shumë i madh futbollistësh kanë refuzuar. Motivi? Nuk i duket e drejtë fakti që ti nënshtrohen provave për koronavirus kur ndërkohë këto teste nuk janë të gatshme për të mbuluar pjesën tjetër të popullsisë. La Liga nëpërmjet një kontratë me kompaninë SYNNLAB, ka siguruar më shumë se 6 mijë teste që do të realizohen në cdo 40 persona të 42 klubeve që bëjnë pjesë në futbollin profesionist.

Kjo përplasje mes La Liga dhe futbollistëve mund të përkeqësohet, sepse në orët në vazhdim pritet që disa klube të refuzohen krejtësisht realizimin e testit. Nga ministria e shëndetësisë vijnë zërat se në këto momente nuk planifikohet asnjë ndryshim ne rregullore, duke mos bërë përjashtim për asnjë futbollist, duke i konsideruar ata si pjesa tjetër e punonjësve në vend.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI