Flash

Barcelona rimburson tifozët: klubi studion alternativat

Lapsi.al 24 April 2020
Barcelona rimburson tifozët: klubi studion alternativat

Futbolli do të rinisë pa tifozë, gjithnjë nëse do të rifillojë, por ky vendim logjik në kohë pandemie sjell një problem të madh me tifozët në lidhje me abonimet. Shumë tifozë blaugrana paguajnë një shumë vjetore për të ndjekur ekipin e tyre të zemrës, gjë të cilën nuk do mund ta bëjnë tashmë deri në një vendim të dytë. E kështu, detyrimi i klubit është rimbursimi i tyre, për më tepër që Barcelona është një nga klubet me më tepër abonime në Spanjë.

Abonimet sezonale kalojnë në arkat katalanase një shumë rreth 45 milionë euro. Sipas formulës së Agjensisë Katalanase të Konsumit u duhen kthyer tifozëve një pjesë e parave, e përllogaritur me numrin e ndeshjeve që do të luhen me dyer të mbyllura. Në fakt kjo do të jetë problem, në kohën e krizës së futbollit, kështu që alternativa më e mundshme është që për sezonin e ardhshem të bëhet ulje çmimi, pa patur nevojë të kthejnë para në këtë situatë.

Për momentin po shihen opsionet më të mira por derisa të qartësohet kalendari dhe se cfarë do të ndodhë me kampionatin, asnjë vendim nuk do të merret. Barcelona është një nga klubet që mban cmimin më të ulët të abonimeve, gjë që e ka ruajtur të pa ndryshuar prej vitesh.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI