Flash

Si Tom Hanks në 'The Terminal', izolimi bllokon tre lojtarë argjentinas në aeroportin e Frankfurt: “Flemë në tokë”

Lapsi.al 23 April 2020
Si Tom Hanks në 'The Terminal', izolimi bllokon tre lojtarë

Tre futbollistë argjentinas janë bllokuar në aeroport, pa patur mundësinë të dalin apo të kthehen në vendin e tyre. Duket si historia e filmit “The Terminal”, me Tom Hanks, por në fakt ndodh vërtetë në Frankfurt, në Gjermani. Futbollistët janë Leonardo Gil (Al-Ittihad), Sergio Vittor (Damac) e Cristian Guanca (Al-Shabab), që aktivizohen në kampionatin e Arabisë Saudite. Ata vendosën të ktheheshin në Argjentinë pas ndalimit të kampionatit për shkak të Koronavirus për të qendruar me familjen. Udhëtimi nisi të premten e kaluar, por nga Frankfurti nuk kanë marrë nga autoritetet argjentinase lejen për të vazhduar. Plani i tyre i udhëtimit parashikonte edhe një tranzit në San Paolo, por edhe brazilianët nuk pranojnë pasagjerë tranzit për në Argjentinë. “Trokitëm në cdo derë. Është një turp, ka avionë që nisen bosh për të marrë të huajt në Buenos Aires e nuk e kuptojmë përse qeveria jonë, si argjentinas, nuk na lejon të kthehemi” ka thënë Gil duke treguar ngjarjen për të përditshmen Bild.

Prej pesë ditësh lojtarët jetojnë në zonën e tranziteve të aeroportit gjerman. Me Guanca udhëtojnë edhe gruaja, dy vajzat 6 e 7 vjec dhe e ëma 56 vjecare. “Ajo është e konsideruar në rrezik, ndërsa me vajzat mundohemi të kalojmë kohën duke luajtur”. Në hotelin e zonës së tranzitit jo gjithnjë ka dhoma të lira: “Kur ka vend sistemohemi, përndryshe flemë në tokë”. Për ushqime ndihmat kanë ardhur nga personeli i aeroportit. “Duhet ti falenderojmë të gjithë”, thotë Gil.

Mesfushori qendror Gil, ka mbërritur tek Al-Ittihad në fillim të 2020, nga Rosario Central. Guanca është një fantazist, në Arabi nga 2018. Më parë kishte luajtur edhe në Gjermani (Koln), Ekuador (Emelec) e në Turqi (Kasimpasa). Vittor është një mbrojtës edhe ai i blerë nga Damac në fillim të vitit nga Banfield, por me eksperiencë në Sllovaki (Zilina) e Kili (Universidad de Concepcion, Universidad de Chile). Udhëtimi i ardhshëm për Buenos Aires është të premten. E ata shpresojnë të jetë dita e duhur.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI