Flash

Sampdoria merr frymë: të gjithë lojtarët e sëmurë me Covid 19 janë shëruar

Lapsi.al 23 April 2020
Sampdoria merr frymë: të gjithë lojtarët e sëmurë

Lajme të mira në shtëpinë e Sampdorias në lidhje me situatën e koronavirus. "L’U.C. Sampdoria komunikon se, në përfundim të testeve të parashikuara sipas ligjit, të gjithë të teseruarit që ishin infektuar me Koronavirus-COVID-19 kanë rezultuar negativë", përmes një postimi në faqën zyrtare të klubit. Ishin 7 futbollistët dorianë që kishin rezultuar pozitivë në testet e kryera në mars: Gabbiadini, La Gumina, Thorsby, Ekdal, Depaoli, Bereszynski e Barreto.

Në një moment të parë u duk se edhe Omar Colley ishte infektuar me Covid-19 por, me disa ditë distancë, mbrojtësi përmes faqes së tij në Instagram kishte mohuar pozitivitetin e tij: "Të dashur familjarë, miq e tifozë. Faleminderit për mesazhet tuaja e shqetësimin për mua. Kam kryer një test gjaku e në mushkëri të enjten në 12 mars 2020 e rezultatet ishin negative. Të premten 13 mars 2020 kam bërë një tjetër test nazal por rezultatet ishin të pasigurta. Mund tiu konfirmoj se unë e familja ime janë shëndoshë e mirë nga koronavirus".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI