Flash

Pogba në shitje! United nuk ushtron rinovimin automatik, në lojë futet Inter

Lapsi.al 23 April 2020
Pogba në shitje! United nuk ushtron rinovimin automatik, në lojë

Kur merkato e futbollit të rihapet, Paul Pogba do të jetë sigurisht një nga pjesët më të cmuara në Europë. Manchester United ka vendosur në fakt të mos e ushtrojë opsionin e rinovimit automatik të mesfushorit francez, kontrata e të cilit mbetet në skadencë në 2021. Kampioni i botës me Francën është kështu zyrtarisht në shitje dhe pretendentët që shqetësojnë Juventus, në pole position për ta kthyer në Torino, nuk mungojnë, duke filluar nga Real Madrid, deri tek PSG, me një surprizë të re: Inter.

Pogba nuk e ka fshehur kurrë dashurinë për Juventus e vullnetin për tu kthyer bardhezi, por kushtet ekonomike për të mbërritur tek mesfushori francez në këtë moment nuk i buzëqeshin shoqërisë torineze. Real Madrid e Psg janë në avantazh në garën për lojtarin, por sipas asaj që bën të ditur Tuttosport - edhe Inter dëshiron të rrëmbejë një akord të papritur me Mino Raiola.

Shoqëria zikaltër ka kërkuar informacione mbi situatën e lojtarit që, tani që United sipas Manchester Evening News ka vendosur të mos e aktivizojë rinovimin automatik deri në 2022, është në shitje.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI