Flash

Legjenda verdhekuqe trondit Romën nga themelet: "Im bir tek Lazio? Do e mendoj"

Lapsi.al 23 April 2020
Legjenda verdhekuqe trondit Romën nga themelet: "Im bir tek Lazio? Do

Francesco Totti këtë herë ka krijuar një stuhi të vërtetë në Romë, duke ngritur hipotezën që asnjë tifoz verdhekuq nuk do ta kishte cuar nëpër mend as në ëndërrat e tyre më të këqija. Gjatë një bisede në rrjetet sociale me 'Er Faina', një youtuber tifoz i cmendur i Lazios, ish-kapiteni i Romës, pyetjes ngacmuese, i është përgjigjur cuditërisht se nuk do ta largonte a priori një të ardhme bardhekaltër të djalit të tij Cristian: "Të varej nga unë do ta mendoja, por duke njohur Cristian nuk do të më lejonte as të ulesha në tavolinë. Do të bënte si unë me mamanë time në kohët e Lodigiani".

Por mjaftoi vetëm ajo "do ta mendoja" që të tërboheshin shumë tifozë të Romës, që nga kapiteni i tyre nuk i prisnin fjalë të tilla, si nuk prisnin atë që erdhi më pas. "Po sikur të ishte vetëm Lazio si mundësi?", e pyet sërisht 'Er Faina' e atëherë Pupone rrit dozën: "Eh, nëse do ishte vetëm Lazio nuk do kishte zgjedhje tjetër: o ndrysho profesion ose luaj aty". Një tjetër polemikë e fuqishme në rrjetet sociale e të tjera kritika, si ato që erdhën nga ish-lojtari verdhekuq Benatia, që komentoi gjatë transmetimit në chat-in publik: "Më mirë një djalë pa punë se me Lazio…".

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI