Flash

Pesë mënyra për të rizbuluar seksin në karantinë

Lapsi.al 22 April 2020
Pesë mënyra për të rizbuluar seksin në karantinë

Tashmë prej 5 javësh në  karantinë! Ndërsa jeta ngadalësohet, disa ëndërrojnë ta kompensojnë me shpeshtimin e seksit. Jo vetëm që seksi ka përparësinë e zbukurimit të izolimit, por praktikohet edhe në shtëpi, pa pagesë, i vetëm ose në çifte.

1. Qetësoni ankthin tuaj

Varësia ndaj  informacionit për koronavirusin jo vetëm që na mban në ankth të vazhdueshëm, por kjo zhurmë nuk lë vend për imagjinata të tjera - veçanërisht erotike.

Ankthi komprometon si eksitimin ashtu edhe motivimin. Sidoqoftë, problemi dhe zgjidhja bashkohen, pasi seksi është një anti-stres natyral.

2. Bëhuni ekspert i seksit

Erotizmi është një lloj kulture dhe duke e rizbuluar atë, ju do të rrisni domosdoshmërisht zgjerimin e fantazisë dhe repertorin  praktik - i cili do tju vlejë shumë pas pandemisë.

3. Rroftë masturbimi!

Kënaqësitë e vetmuara nuk ju ndajnë nga njerëzit. Me kusht që ato të mos jenë të shpejta dhe sa për tu shkarkuar në dy minuta, por për të zgjeruar fushën e hedonizmit. Ky opsion duhet të kënaqë njerëzit e mbyllur në, por jo vetëm, pasi ekziston një rrezik i madh që edhe partnerët që kemi në shtëpi për shkak të gjendjes të mos jenë gjithnjë të gatshëm për seks .

Mësoni të (ri) zbuloni trupin tuaj, duke marrë kohën tuaj, duke përdorur lojra të ndryshme fantazie dhe duke prekur zona që si keni testuar më parë. Zakonet tona janë ndryshuar ... prandaj ndryshoni masturbimet tuaja!

4. Pak X, por ki kujdes

Konsumi i pornos është rritur për 11.6% në të gjithë botën krahasuar me fillimin e Shkurtit, sipas statistikave të Pornhub, Franca tregon një rritje prej 38.2%  dhe Spanjëa 61.3%. Pse jo, por ki kujdes nga varësia ... ose bëje mirë me partnerin, mund të jetë argëtuese.

5. Seksi një distancë, por ...

Nëse partneri juaj është larg  jush, ka ardhur koha për të provuar "teledildonikën", duke luajtur në distancë dhe duke përfituar nga sekuencat e tjetrit ... Në një mënyrë më klasike, mbeten videokonferencat, me ose pa sextoys. Në mungesë të një partneri, futuni në faqet e takimeve on line. Ndonëse frekuentimi i tyre ka rënë me 55%, përsëri do të keni mundësi të gjeni dikë për më vonë.

Keshilla nga psikologu, Cyril Tarquinio, pershtati Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI