Flash

"Lautaro Martinez do të jetë shumë gjatë me ne": Zanetti blindon njeriun më të kërkuar të merkatos

Lapsi.al 22 April 2020
"Lautaro Martinez do të jetë shumë gjatë me ne":

Javier Zanetti i dërgon një mesazh të qartë Barcelonës që prej kohësh e ka përfshirë Lautaro Martinez në listën e lojtarëve të dëshiruar për merkaton e verës: "Një djalosh shumë inteligjent, po shfrytëzon në maksimum mundësinë për të luajtur në një kampionat si Serie A. Duke e parë të mbrojë ngjyrat e Inter është një krenari e më bën të lumtur sepse besoj që do ta kemi këtu për shumë kohë" ka thënë zëvendëspresidenti zikaltër për Antena 3.

Argjentinasi, ish-mbrojtësi zikaltër tani në rol drejtuesi, ka folur edhe për projektin e klubit: "Objektivi është të kthehemi protagonistë, në linjë me historinë e këtij klubi. Por duhet kohë, njerëz me vlera njerëzore të rëndësishme. Conte? Trajner me kapacitet të madh, njeh mirë futbollin italian e adaptohet mirë me atë që imagjinojmë për të ardhmen tonë. Ka stilin e duhur për të qenë kompetitivë në një kampionat si ai italian".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI