Flash

Hidi, portieri që rrezikoi pankinën, një shans më shumë nga pandemia: "Jam mësuar që vështirësitë ti kaloj në fushë"

Lapsi.al 22 April 2020
Hidi, portieri që rrezikoi pankinën, një shans më shumë

Bylis është skuadra që ka ardhur nga Kategoria e Parë dhe vetëm një 2020 për tu harruar e zhveshi nga statusi i surprizës së kampionatit, por megjithatë e kërkon Europën përmes të dy kompeticioneve, gjë që e bën të detyrueshme të kërkojë përfundimin e kompeticioneve, gjë drejt së cilës e gjithë bota e futbollit është e orientuar. Portieri i Bylis Isli Hidi kthehet të flasë për një temë që prek në radhë të parë klubin, që ka investuar për të arritur Europën, por mund ta gjejë veten pa zgjedhje: "Do ishte e padrejtë mbyllja e parakohshme e kampionatit - shpjegoi ish-portieri i kombëtares - sepse të gjitha skuadrat janë në kërkim të objektivave: kemi edhe 10 javë kampionat plus Kupën e Shqipërisë. Për Bylis do të ishte zhgënjyese sepse ne jemi në cerekfinale të kupës dhe në lojë në kampionat. Do të japim maksimumin për ta arritur Europën, por nëse merret vendimi nga Federata kjo nuk është më në dorën tona ndaj do ta pranojmë".

Pika më e fortë e ballshiotëve kaloi një muaj të vështirë përpara mbylljes së kampionatit, që mund ta bënte të humbiste edhe vendin si titullar, por tani është i përtërirë psikologjikisht, gjë që pak sportistë mund të thonë në këtë situatë, për të përballuar rikthimin e kampionatit: "Kjo pauzë nuk i shërben askujt, as edhe mua pavarësisht momentit të formës - u shpreh Hidi -. Jam mësuar që vështirësitë ti kaloj në fushë me stërvitje. Megjithatë kjo pauzë zgjati shumë dhe shpresoj që së shpejti të kemi lajme të mirë për tu kthyer në fushën e lojës".

Mallakastriotët janë të kualifikuar në cerekfinale të Kupës së Shqipërisë, ndërsa me 36 pikë pas 26 javësh duhet fillimisht të mendojnë për të shmangur zonën e playout, me Vllazninë që është një pikë larg e pastaj të mendojnë për 4 pikët që e ndajnë nga Teuta.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI