Flash

Frikë për portierin e Atalantës: tamponi i tretë pozitiv me koronavirus

Lapsi.al 22 April 2020
Frikë për portierin e Atalantës: tamponi i tretë pozitiv me

Makthi Covid-19 për Marco Sportiello nuk ka përfunduar akoma. Portieri i Atalanta, që njoftoi se është infektuar me Koronavirus në 24 mars, në tamponin e tretë të kryer ka rezultuar përsëri pozitiv. Lojtari, rasti i parë i evidentuar pozitiv me virusin tek Atalanta, është në gjendje të mirë shëndetësore e po ndjek kufizimet e kërkuara në këtë rast.

Marco Sportiello ishte i pari rast me koronavirus tek Atalanta. Në momentin që portieri rezultoi pozitiv, bergamaskët dhanë një komunikatë për shty, pikërisht në 24 mars: "Ju bëjmë me dije se autoritetet shëndetësore lokale i kanë komunikuar klubit pozitivitetin me Covid-19 të futbollistit Marco Sportiello - shkruhej në komunikatë -. Marco aktualisht është pa simptoma. Karantina parandaluese, të cilës i ishte nënshtruar Marco e të gjithë lojtarët e skuadrës së parë do të përfundojë në 27 mars 2020".

Në fakt kanë kaluar tashmë katër javë që portier vazhdon të jetë i sëmurë me virusin dhe kjo situata i ka shqetësuar shumë mjekët e klubit zikaltër.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI