Flash

Alarmi i Al-Khelaifit: "Duhen ulur pagat, klubet rrezikojnë keq"

Lapsi.al 22 April 2020
Alarmi i Al-Khelaifit: "Duhen ulur pagat, klubet rrezikojnë keq"

Edhe një klub i fuqishëm dhe i pasur si Paris Saint Germain rrezikon shumë në një situatë si ajo që ka provokuar koronavirus e Nasser Al-Khelaifi lëshon alarmin: "Nuk është një sekret që pagat janë të larta. Shpresoj që futbollistët të bëjnë një sforco për të ndihmuar klubet e tyre, kjo krizë mund të provokojë një impakt të frikshëm mbi arkat tona".

Presidenti i Psg është i shqetësuar: "Duhet të jemi të bashkuar e pa egoizëm për të dalë nga kjo krizë, nuk ekzistojnë klube të mëdha apo të vogla. Duhet të ringrihemi më të fortë se më parë" janë fjalët e numrit 1 të klubit parisien për RMC Sport.

Analiza e krizës sipas Al-Khelaifi është kjo: "E dimë të gjithë cfarë është në lojë, mbijetesa e disa klubeve në Ligue 1 e Ligue 2, pra nëse ka një moment në të cilin duhet të punojmë të gjithë së bashku, është ky. Në lidhje me vullnetin për të përfunduar sezonin kam thënë gjithnjë: të përfundojmë kompeticionet sipas direktivave të politikës e Uefa-s".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI