Flash

Vdes futbollisti i Lokomotivës së Moskës: 22 vjeçari po stërvitej në shtëpi

Lapsi.al 21 April 2020
Vdes futbollisti i Lokomotivës së Moskës: 22 vjeçari po

Innokentiy Samokhvalov, mbrojtësi 22 vjecar, ka humbur jetën ndërsa ishte duke kryer seancën stërvitore. Një ngjarje që ka tronditur të gjithë futbollin rus e ka goditur rëndë Lokomotivën e Moskës, që e ka bërë vetë të ditur lajmin e trishtë. Zyrtarët e Lokomotivës kanë sqaruar se Samokhalov ka humbur jetën "gjatë një seancë stërvitore individuale".

"Innokentiy është ndjerë keq gjatë një séance stërvitore individuale në shtëpi – ka bërë të ditur në një komunikatë zyrtare Lokomotiva e Moskës -. Rrethanat që kanë shkaktuar vdekjen e tij duhet ende të saktësëohen". 22 vjecari që bëri edhe debutimin në Champions League, ku moskovitët bënë një përfaqësim të jashtëzakonshëm në dy ndeshjet kundër Juventus, ka lënë pas gruan dhe një djalë.

Në Rusi, ashtu si për pjesën tjetër të popullsisë, futbollistët janë në izolim në tentativë për të ndihmuar në bllokimin e shpërndarjes së koronavirus.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI