Flash

Nuk quhet më Camp Nou: për herë të parë në histori Barcelona shet të drejtën e emrit

Lapsi.al 21 April 2020
Nuk quhet më Camp Nou: për herë të parë në histori

Koronavirus po revolucionarizon botën, edhe atë të futbollit. Kështu tek Barcellona po përgatiten për një vendim historik: të ndryshojnë emrin e Camp Nou për të mbledhur fonde për të luftuar pandeminë. "Duam të dërgojmë një mesazh universal. Për herë të parë në histori dikush do të ketë mundësinë të vendosë emrin e tij në Camp Nou e të ardhurat do të shkojnë plotësisht për komunitetin". Kështu, zëvendëspresidenti i Barcellona Jordi Cardoner, ka komentuar vendimin e Këshillit drejtues të klubit për të shitur për herë të parë në histori të drejtën e emrit të stadiumit mitik, që sezonin e ardhshëm nuk do të quhet më Camp Nou, por do të ketë emrin e një sponsori. Shifra që do të paguhet për këtë investim do të shkojë në një mbledhje fondesh për luftën kundër koronavirus "në Katalonjë e në pjesën tjetër të botës".

Në një komunikatë për shtyp, Këshilli shpjegon që "klubi do të dhurojë të gjithë të ardhurat nga shitja e të drejtës së emrit të impiantit për të luftuar pandeminë globale". "Këshilli ka marrë një vendim që ka natyrë vecantie - thekson komunikata - , në lartësinë e përgjigjes për të cilën njerëzimi ka nevojë në këtë moment të një paqartësie të madhe: por të gjithë duhet të japim më të mirën për të ndaluar efektet e kësaj pandemie globale që ka paralizuar planetin".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI