Flash

NBA, rrëfimet tronditëse të Michael Jordan: "Tek Bulls qarkullonin femra e drogë"

Lapsi.al 20 April 2020
NBA, rrëfimet tronditëse të Michael Jordan: "Tek Bulls

Michael Jordan kujton muajt e tij të parë në NBA e zbulon disa situata që janë të destinuara të krijojnë debate të forta: "Kur mbërrita tek Chicago Bulls ishte një rrëmujë e madhe: qarkullonin femra e drogë. Unë isha një rookie, por veteranët e skuadrës bënin gjëra që nuk i kisha parë kurrë". Një ambjent aspak i lehtë për një djalosh 21 vjecar. Chicago, për më tepër, ishte një nga skuadrat më të këqija të NBA në atë kohë e vetëm me ardhjen e tij u transformua në dinastinë e destinuar të dominonte parketet amerikane në vitet '90.

Fjalët e MJ janë shkëputur nga seritë e para të një serie TV të dedikuar atij, "Kërcimi i fundit", në të cilin përshkruhet një udhëtim i gjatë i jetës së një prej ikonave më të mëdha të sportit global. Nga kolegji në North Carolina, duke kaluar përmes draftit NBA të 1984, ku u zgjodh nga Bulls si zgjedhja e tretë absolute, deri në impaktin e parë me skuadrën, që e lanë me gojë hapur: "Kujtoj një herë parakampionatit, mendoj ishte në Peoria, në Illinois. Isha në hotel e kërkoja shokët e mi, nisa të trokas në të gjithë dyert e arrita para një dhome ku bëhej zhurmë. Dëgjova dikë të thoshte 'Shhhh, është dikush tek dera'. Pastaj një zë pyeti: 'Kush është?' U përgjigja: 'MJ'. E thanë kështu: 'Varja, është vetëm i riu. Mos u shqetëso'. Kështu, hapën derën dhe praktikisht ishte e gjithë skuadra: bënin gjëra që nuk i kisha parë kurrë në jetën time. Kishte vija kokaine kudo, tuba marijuane, femra... Ishte një cirk. Nga ai moment mbeta vetëm".

Jordan ka dashur më pas të saktësojë që sjellje të tilla nuk ishin për të: "Nuk shkova në lokale, nuk tymosa, nuk përdora kokainë e në atë periudhë as nuk pija. Rrija vetëm duke u munduar të pushoja e të luaja mirë basketboll".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI