Flash

"Kam një ishull e 300 milionë, do t'iu vras": kjo ndodh kur zemërohet Ibrahimovic

Lapsi.al 20 April 2020
"Kam një ishull e 300 milionë, do t'iu vras": kjo ndodh

Kurrë mos e nervozo Zlatan Ibrahimovic. Për karakterin e suedezit është thënë dhe shkruar shumë në të kaluarën e në këtë periudhë të ndalimit të futbollit janë të shumë që kanë treguar episode që lidhen me sjelljet përtej normave të suedezit. I fundit është rasti i treguar nga portugezi Joao Pedro, mesfushori i Galaxy, që gjatë një interviste për Record ka zbuluar detajet e një momenti tërbimi të Ibras, në dhomat e zhveshjes, për një humbje të papritur: "Personi i parë që flet do ta vras".

"Luanim në transfertë kundër Houston Dynamo - tregon Joao Pedro - po fitonim 1-0, por pastaj na barazuan 2-2 e në fund na shënuan edhe golin e 3-2. Në fund të ndeshjes erdhi stuhia e Zlatan. Na tha 'Nëse keni ardhur këtu për plazh apo të shëtisni në Hollyëood duhet të ma thoni, e duhet ta bëni tani. Kam 300 milionë në llogarinë time bankare e zotëroj një ishull, nuk kam nevojë për këtë. Tani personi i parë që flet do ta vras, do ta vras vërtetë”.

Por gjiganti suedez ëhstë njeriu i tërbimeve të mëdha, por edhe humorit: "Po nisnim në ndeshje 11 kundër 11 e dikush pyeti ‘Kush do ta nisë lojën?’ - tregon mesfushori portugez - Një asistent më zgjodhi mua, duke thënë se ishte ditëlindja ime. Atëherë Ibra e pa e i tha: 'Cdo ditë është ditëlindja e Zlatan... Më jep topin! E nisi të qeshë...".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI