Flash

"E pamundur, dukesh sikur mbytesh": futbollistët rrëzojnë teorinë e virologut belg

Lapsi.al 20 April 2020
"E pamundur, dukesh sikur mbytesh": futbollistët

Në fushë me maska. Propozimi i virologut belg Van Ranst ka krijuar debate e një përgjigje e pakundërshtueshne i ka mbërritur nga Nicaragua, ku kampionati vazhdon rregullisht. "Është një propozim i parealizueshëm e absolutisht jashtë logjike - ka komentuar lojtari uruguajan Bernardo Laureiro -, të luash me gojën të mbyllur". Laureiro është një nga të paktët lojtarë që është i detyruar të zbresë në fushë e pikërisht në formë proteste, kundër Diriangén, kishin luajtur me maska në fytyrë.

"Ishte një makth. E bëmë fillimisht në shenjë proteste, por nuk bëhet - ka përsëritur mesfushori uruguajan -. Unë rezistova vetëm 15 minuta, pastaj mu desh ta hiqja maskën për të evituar mbytjen. Të duket sikur nuk ke mjaftueshëm oksigjen e temperatura bëhet e padurueshme. Të mungon ndërrimi i nevojshëm i ajrit e ke ndjesinë që mushkëritë nuk arrijnë të marrin oksigjenin e duhur. E kuptoj nevojën për të studiuar masa që të mbrojnë shëndetin e lojtarëve por është e pamendueshme të luash me gojën të mbyllur ".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI