Flash

Bonucci e Cristiano Ronaldo në stuhi polemikash: gruaja e mbrojtësit i mbyll gojën kritikëve

Lapsi.al 20 April 2020
Bonucci e Cristiano Ronaldo në stuhi polemikash: gruaja e mbrojtësit i

Ka shkaktuar shumë debate në rrjetet sociale festa e familjes Bonucci për datëlindjen e gjyshit Dino. "Po ju banoni të gjithë në një shtëpi, apo nuk ju ka plasur fare për ndalimin e lëvizjes dhe grumbullimit?", është një nga komentet e shumta që ka marrë postimi i bashkëshortes së futbollistit të Juventus, Martina, që kishte reklamuar foton e inkriminuar. "Atëherë, Koronavirus, cfarë ke ndryshuar nga gjërat që nuk mund ti ndryshosh asgjë? Gëzuar ditëlindjen gjyshi Dino", lexohet në postimin që ka shpërthyer kritikat.

"Lum si ju që mund të takoheni", është një koment tjetër. "Të qendrosh në shtëpi do të thotë gjithësecili në shtëpinë e tij, jo gjithëkush në izolimin e tij... le të themi që juve ju pëlqen ti bëni rregullat sipas qejfit", ka shtuar një tjetër.

Replika e bashkëshortes së Bonucci nuk vonoi. "Nga 7 marsi kam vënë këmbën jashtë shtëpisë vetëm dy ditë më parë për të vetmen herë. Ma sjellin ushqimin në shtëpi. Kemi përdorur një mbulesë për tortën, prindërit e mi kalojnë nëpërmjet një shkalle të brendshme për të ardhur tek unë. Janë mbyllur si unë që nga 7 marsi - shkruan Martina Bonucci -. Më bëni një nder, kritikoni gjithcka, paratë, shtëpinë, burrin, mua në radhë të parë, por jo ndjenjën civile e përgjegjshmërinë. Kemi bërë dhurime e kemi vepruar si kemi mundur për ti bërë ballë kësaj situatë. Po bëni një polemikë koti për mendimin tim. Nëse jeni të inatosur me botën ju kuptoj, por nuk zgjidhet me polemika të tilla".

EDHE RONALDO NË POLEMIKA

Jo vetëm Bonucci e familja e tij kanë përfunduar në polemikat e rrjeteve sociale. Në Funchal edhe Cristiano Ronaldo është përsëri në shënjestër të lritikave në rrjet, pas asaj që ndodhi dy javë më parë në shëtitjen e bërë me Georginën e fëmijët. Këtë herë faji është i një feste me 20 persona të organizuar në restorantin e familjes, për datëlindjen e mbesës. Prezentë kanë qenë edhe Georgina dhe e ëma Dolores.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI