Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

Albin Kurti flet për "The Guardian"/ Grenell nxiti puçin kundër qeverisë

Lapsi.al 20 April 2020
Albin Kurti flet për "The Guardian"/ Grenell nxiti puçin

Pas disa deklaratave të tërthorta dhe pas një morie analizash, nga gazetarë, e ish diplomatë perendimorë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka akuzuar drejtpërdrejt Richard Grenellin se qëndron pas një “puçi”për rrëzimin e Qeverisë së tij. Gazeta britanike "The Guardian" në një shkrim me titull "Kryeministri i Kosovës akuzon të dërguarin e Trump për ndërhyrje në punë të brendshme’’, raporton që ai të ketë thënë: “Qeveria ime u rrëzua sepse Ambasadori Grenell kishte nxitim për të nënshkruar një marrëveshje me Serbinë”.

“Ajo që atij (Grenellit) i duhet është një marrëveshje e shpejtë për të treguar se ata mund të rregullojnë krizat në botë, ndoshta në kontrast me Clintonët, Bushët dhe Obaman, pa ndonjë ndërhyrje ushtarake dhe kjo mund të paraqitet si një sukses në këtë vit zgjedhor”, i tha Kurti të përditshmes britanike duke theksuar se qëllimi i ndërmjetësuesit amerikan nuk është një marrëveshje e mirë për palët por vetëm “nënshkrimi në fund të dokumentit” sa më shpejt të jetë e mundur.

"The Guardian" që i cilëson deklaratat e Trump si pikante, shkruan se "pas dështimit të Trump për të arritur një marrëveshje me Korenë e Veriut ose në Lindjen e Mesme, Shtëpia e Bardhë tani mund ta konsiderojë Ballkanin bastin më të mirë për një përparim diplomatik, por koha po mbaron para zgjedhjeve të nëntorit".

Lexo me tej:

Investigimi i “Washington Post”/ Grenell, lobisti me pagesë i autokratëve

Në fakt ndërhyrjen brutale të Grenellit në skenën politike kosovare nuk e ka thënë vetëm Albin Kurti për The Guardian. Ajo është bërë tashmë një e vërtetë e pranuar publikisht nga të gjithë mediat dhe faktorët ndërkombëtarë që merren me Ballkanin. Pak ditë më parë prestigjozja "Foreign Policy" theksonte: "Ndërhyrja politike e administratës Trump në Kosovë është nxitur nga ajo që tani është një qasje e njohur për një politikë të jashtme të karakterizuar nga “shmangia” e aleatëve, vendimmarrja e udhëhequr nga operativë të afërt me Shtëpinë e Bardhë që lënë anash diplomatët e karrierës... Richard Grenell, përvoja e të cilit në rajon është minimale, si shumë në administratën Trump, është i prirur të kënaqë një shef kapriçioz dhe të vetë-fiksuar.

Analiza e analizave/ Pse miqtë e vërtetë të Kosovës janë kundër Grenellit

Para se të bëhej drejtor i përkohshëm i inteligjencës kombëtare, Grenell kishte shërbyer si ambasadori i Trump në Gjermani dhe i dërguari special në Ballkan. Ne këtë tagër, ai bashkëpunoi ngushtë me Thaçin dhe Vuçiqin për të çuar përpara një marrëveshje paqeje, duke e shfrytëzuar atë me premtimin e lidhjeve të rinovuara të transportit midis Beogradit dhe Prishtinës. Në fillim të marsit, Grenell priti Thaçin dhe Vuçiqn në Shtëpinë e Bardhë, me zyrtarë të lartë të pranishëm aty", shkruante "Foreign Policy".

©lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI