Flash

Lukaku rrëfen fjalimin më motivues të të gjitha kohëve: "Ai i Contes në derbi"

Lapsi.al 19 April 2020
Lukaku rrëfen fjalimin më motivues të të gjitha kohëve:

Goli i parë i shënuar kundër Lecce, i dyti në ndeshjen kundër Genoa, mirëkuptimi me Lautaron super, por mbi të gjithë raporti i ndërtuar me teknikun Antonio Conte. Ndoshta edhe për këtë motiv, Romelo Lukaku ka zgjedhur si fjalimin më motivues që ka dëgjuar ndonjëherë në karrierë, atë të bërë nga tekniku zikaltër në dhomat e zhveshjes në pushim të derbit, me Milan në avantazh të dy golave. Sulmuesi belg, simbol i Interit të Contes, ka përshkruar në një bisedë me tifozët sezonin e tij zikaltër, duke treguar për veten, për dëshirën për tu kthyer të luajë, por edhe për kujdesin që duhet treguar në këtë kohë: "Momenti më i mirë i përjetuar koincidoi me golin e parë me Inter, sepse ai ishte fillimi i gjithckaje".

Pak dyshime për gjigantin belg, edhe pse që aty pati momente të tjera ekzaltuese: "Të luash në San Siro është fantastike". Stadium në të cilin ka shënuar gola me peshë: "Më i bukuri është i dyti kundër Genoa, ì tregova tifozëve teknikën". Pastaj është edhe derbi: dy herë është përballur me Milan e dy herë ka vënë firmën në suksesin e Inter: "Kur ishim 2-0 për Milan, Conte na mbajti një fjalim të madh motivues. Nuk bërtiti fare, na tha cfarë të bënim e ku të gjenim hapësira, ne bëmë pjesën tjetër”.

Një bisedë e gjatë, ajo me tifozët, ku pati kohë edhe për kujtimet me Anderlecht, Everton, e United, për informacione personale ("Sa gjuhë flet? Shtatë!"), për mendime që referohen mikut të tij Lautaro ("Një mirëkuptim i arritur përmes komunikimit, celësi i cdo gjëje") e për një vështrim nga e ardhmja: "Jam mirë, kur të kthehemi në fushë do të jemi gati. Tani duhet të qendrojmë të sigurtë".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI