Flash

Kumbulla tek Inter ka 'armik' Lukakun: belgu insistonpër mikun Vertonghen

Lapsi.al 19 April 2020
Kumbulla tek Inter ka 'armik' Lukakun: belgu insistonpër mikun

Muri difensiv titullar është i paprekshëm, por Inter nuk mbetet i ndaluar në merkaton e mbrojtësve. Pas treshes Bastoni-De Vrij-Skriniar, të përzgjedhur nga Antonio Conte për sezonin e ardhshëm e përjashtimit të Godin, lojtarët që i pëlqejnë më shumë drejtuesve zikaltër janë Marash Kumbulla, 20 vjecar, talenti shqiptar i Veronës së Juric, e Jan Vertonghen, 32 vjecar, shtylla belge e Tottenham.

TALENTI — Kumbulla është një nga surprizat e Serie A. Edhe për këtë motiv shumë klube janë në gjurmët e talentin të kombëtares shqiptare: bashkë me Inter, edhe Napoli e Fiorentina synojnë shqiptarin e lindur në Garda, 18 prezenca e një gol këtë vit me Veronën. Vlerësimi nis nga 20 milionë: duke marrë në konsideratë se Inter duhet të bëjë investime të rëndësishme në mesfushë (përvec 45 milionë për blerjen përfundimtare të Sensi e Barella) e në sulm ku mbetet e hapur cështja Lautaro, shifra mund të jetë tepër e lartë duke patur parasysh nevojën që ka Conte në këtë repart. Por kurrë mos thuaj kurrë, edhe pse ajo që Kumbulla tregoi në sezonin e tij të parë në A ishte shumë e dukshme dhe Inter i Zhang kërkon të jetë gjithnjë e më i ri e fitues.

EKSPERIENCA— Për tu ndjekur edhe pista që të con tek Jan Vertonghen. Mbrojtësi qendror belg do të lirohet me parametër zero nga Tottenham e po kërkon një sistemim të ri edhe larg Premier. Ka eksperiencë ndërkombëtare (98 prezenca mes Champions e Europa League) e kërkon të provojë të fitojë dicka të rëndësishme. Kështu nuk përjashtohet tentativa e Marotta e Ausilio, me një aleat special: Lukaku. Romelu e Jan janë shtyllat e Belgjikës së Martinez e qendërsulmuesi po mundohet ta bindë mbrojtësin të provojë Serie A. Vertonghen njeh mirë edhe Eriksen, me të cilin ka luajtur si në Londër ashtu edhe tek Ajax. Nga Premier në Itali: një rrugë që Inter e ka ndjekur shumë në muajt e fundit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI