Flash

Garcia jep alarmin: "Pas dy muajsh ndalesë, nuk luhet cdo dy apo tre ditë"

Lapsi.al 19 April 2020
Garcia jep alarmin: "Pas dy muajsh ndalesë, nuk luhet cdo dy apo tre

Rudi Garcia, tekniku i Lion, ka thënë hapur atë që në fakt e mendojnë të gjithë, në lidhje me rifillimin e sezonit dhe përfundimin e tij duke luajtur cdo 3 ditë. Fjalët e francezit natyrisht do të mbështeten nga shumë kolegë e lojtarë gjithashtu: pas një periudhe kaq të gjatë nuk është e mundur të luhet cdo 2 apo 3 ditë, nuk është e përshtatshme nga pikëpamja fizike. Nuk është cështje e Francës, Italisë, Gjermanisë, Anglisë, Spanjës apo ndonjë tjetër. Në Ligue 1, ashtu si kudo, cështja lidhet me mundësinë fizike të lojtarëve që pasi kanë qendruar dy muaj pa u stërvitur nuk mund të jenë të aftë të durojnë (sidomos në verë) ngarkesa kaq intensive. E kështu, ndërsa Qeveritë e Federatat kërkojnë zgjidhje, me shumë mundësi kjo e ngritur nga Garcia do të jetë një nga pikat e nxehta të javëve të ardhshme.

Temë që në fakt është sjellë në faqen e parë nga L'Equipe: "Të rifillojmë, por është e rëndësishme si". Garcia, sshkruan e përditshmja sportive franceze, ka krijuar një grup Ëhatsapp me të gjithë kolegët e Ligue 1 e 2 ku është shtuar edhe Domenech, presidenti i shoqatës së trajnerëve: një grup i lindur për organizime bamirësie, por që tani është kthyer në vend debati ku vetë Garcia zbulon se shumë futbollistë bërë pyetje me të cilat edhe teknikët janë dakord.

"Pas dy muajsh ndalesë nuk mund të luash cdo 2 apo 3 ditë - thekson tekniku - nuk është e mundur, nuk është e logjikshme. Në grup nuk kemi ende një orientim të saktë, por nuk jemi të kënaqur të luajmë cdo tre ditë, ashtu si edhe nga mungesa e dy javëve pushime mes fundit të këtij sezoni e fillimit të tjetrit".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI