Flash

Casillas rrëfen momentet pas infarktit: “Kisha frikë të flija, tani e shoh jetën me sy tjetër”

Lapsi.al 19 April 2020
Casillas rrëfen momentet pas infarktit: “Kisha frikë të

Ish-portieri i Real Madrid, tani tek Porto, është kandidat për presidencën e federatës spanjolle të futbollit, por është kthyer të tregojë momentet e para pas infarktit: “Që kur ndodhi infarkti disa gjëra ndryshuan, sidomos në kokën time. Nisa ti jap më tepër vlerë cdo momenti. Ndonjëherë ne lojtarët nuk e bëjmë, nuk i japim vlerë asaj që kemi e nuk besojmë se mund të bëjmë të lumtur shumë persona. Kjo ka ndryshuar”. Iker Casillas tani e ka mbyllur me futbollin dhe sheh përpara drejt një roli drejtuesi, një vit pas infarktit që e goditi ndërsa ishte në stërvitje me Porton.

Në një intervistë për median zyrtare të klubit luzitan, ish-portieri i Real Madrid ka pranuar se muaji i parë ishte më i keqi. “Pas atakut në zemër për një muaj kisha frikë të ecja - ka treguar ai - kisha frikë të flija e të bëja edhe veprimin më të vogël fizik. Ishte e trishtë, por tani ndihem mirë. Megjithatë bëj shumë kujdes me mjekimet. Besoj se vetëm mjekët mund të thonë cfarë mund të bëj e nuk mund të bëj” përfundoi ai.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI