Flash

Telenovela Neymar me një episod të ri: zbulohet tentativa e rinovimit nga Psg

Lapsi.al 18 April 2020
Telenovela Neymar me një episod të ri: zbulohet tentativa e rinovimit

Merkato është ende larg e nuk është akoma e qartë në cfarë kushtesh mund të zhvillohet. Por telenovela Neymar vazhdon pa ndalesa. Kështu, ditë pas dite nga Spanja vijnë zërat për një rikthim të mundshëm ose një dorzimi nga ana e Barcelonës. Këtë herë është dicka tjetër, sepse France Football lajmëron se PSG ka ndërmend të luajë në mbrojtje përsëri, duke e ndërtuar strategjinë në blindimin e brazilianit, me të cilin ka në zhvillim tratativën për rinovimin. Kjo natyrisht nuk do të thotë se braziliani nuk është objektivi kryesor i katalanasve.

E përjavshmja franceze saktëson: "Nga ana e Psg, klubi është shumë më pak i disponueshëm të shesë në krahasim me verën e kaluar e opsioni i një rinovimi është në tavolinë. Ka patur disa takime pa arritur në një akord në princip mes palëve". Nga këtu lind shpresa për Barcelonën që – si kujtoi dje për l'Equipe Emili Rousaud, një nga zëvendëspresidentet e shkarkuar nga presidenti Bartomeu – ruan interesin konkret për lojtarin: "Barcelona shpreso të rikthejë Neymar, por duhet analizuar nëse operacioni është i përshtatshëm me financat e klubit. Interesi është real, por situata komplekse. Janë tre palë të implikuara: Barça, Psg e lojtari. Nëse arrihet në një marrëveshje mund të gjendet akordi: një pagesë me këste për shembull. Gjithcka varet nga vullneti i secilit e vecanërisht nga kërkesat e Neymar".

Kjo frazë e fundit lë të kuptohet se blaugrana shpresojnë në një reduktim të pagës prej 36 milionë euro të brazilianit. Jo rastësisht, nga Brazili, i ati menaxher i kampionit të Selecaos ka bërë të ditur përmes Instagram se i biri, edhe pse vendos në mënyrë autonome për karrierën e tij, ndihet i lumtur në Paris.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI