Flash

Juventus përgatit rrëmbimin e dytë në Napoli: Milik refuzon rinovimin sepse ka ofertën e Sarrit

Lapsi.al 18 April 2020
Juventus përgatit rrëmbimin e dytë në Napoli: Milik refuzon

Mauro Icardi ka një konkurent të fortë, shumë madje, në gjuetinë për fanellën numër 9 të Juventus: bëhet fjalë për Arkadiusz Milik. Sulmuesi polak është futur me forcë në listën e ngushtë të lojtarëve që sezonin e ardhshëm mund të veshë fanellën bardhezi në vend të Higuain.

Milik është zgjedhja e parë e Maurizio Sarri, që e preferon përpara "Maurito", jo vetëm për cështje teknike apo taktike. Milik e njeh mirë Sarrin, Serie A e është 26 vjec, që do ti lejonte Zonjës së Vjetër një futbollist të ri, duke ulur kështu moshën mesatare disi të lartë. Për aftësi personale, polaku do të ishte shoku perfekt i repartit për Cristiano Ronaldo e Dybala.

Për këtë arsye Agnelli, që ka vendosur të japë gjithë mbështetjen e duhur trajnerit toskan, ka dhënë mendimin e tij pozitiv për këtë operacion. Paratici është vënë në lëvizje në kohën e duhur e ka siguruar aprovimin e stafit të lojtarit. E pikërisht kjo është arsyeja pas refuzimit të vazhdueshëm të Milik për rinovimin e kontratës, në skadencë në qershor 2021, nga ana e Napolit.

Për momentin është e vështirë të flitet për shifra, duke parë situatën për shkak të emergjencës koronavirus, por natyrisht emri i Milik duke ai më i besueshmi në listën e Juventus. Gjithnjë nëse e lejon De Laurentiis, që nuk do të jetë aspak i kënaqur të shohë ti rrëmbehet një tjetër lojar nga bardhezinjtë, pas Gonzalo Higuain.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI