Flash

Në stërvitje me makinën e gabuar: Bayern ndëshkon Coman

Lapsi.al 17 April 2020
Në stërvitje me makinën e gabuar: Bayern ndëshkon Coman

Sulmuesi i Bayern Mynih Kingsley Coman është gjobitur 50.000 euro për faktin se ka shkuar në stërvitje në drejtimin e një McLaren, e jo një Audi, sponsori kryesor i klubit bavarese. Episodi është rrëfyer nga Bild që ka mbledhur dëshminë e lojtarit francez, 23 vjec, që ka shpejtuar të kërkojë ndjesë ndaj shoqërisë: "Ishte një gabim, e kuptoj", ka shpjeguar ai, duke pretenduar se nuk mund të ndiste makinën e detyrueshme për shkak të një pasqyre të dëmtuar.

Marka gjermane zotëron 8,33% të aksioneve të Bayern e kohët e fundit ka firmosur një akord të ri partnershipi me klubin, të vlefshëm deri në 2029, për një shumë prej 800 milionë euro. Për të kërkuar ndjesë tamam, Coman është vetëofruar të vizitojë punonjësit e fabrikës Audi në Ingolstadt për një seancë autografësh, sapo kufizimet e vendosura nga qeveria për të luftuar Covid-19 të hiqen.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI