Flash

Vullnetari Nainggolan: shpërndan pako ushqimesh për njerëzit në nevojë

Lapsi.al 16 April 2020
Vullnetari Nainggolan: shpërndan pako ushqimesh për njerëzit

Radja Nainggolan vullnetar special i 'Fiera di Cagliari' për të shpërndarë vakte ushqimi për shumë kaljaritanë të goditur nga pasoja ekonomike të emergjencës koronavirus. Mesfushori belg i ka dhënë një ndihmë Caritas në shpërndarjen e pakove jetike për ata që janë më në nevojë. Ninja e ka kaluar paraditen duke u marrë me regjistrimin e familjeve në vështirësi e në shpërndarjen e produkteve të nevojshme për ta.

Në ditët e ardhshme, Caritas pret të vijnë vullnetarë edhe futbollistë të tjerë të Cagliari, të njohur për sensibilitetin e tyre e afërsinë me Caritas. Në Qendrën e përkohshme të grumbullimit e shpërndarjes së ushqimeve më të nevojshme, hapur rreth dy javë më parë në Fiera Campionaria në Kaljari, për të përballuar një rritje të kërkesave me 50%, janë impenjuar rreth 100 vullnetarë të rinj. Cdo ditë garantohet dorëzimi i 200 pakove jetike për familjet në vështirësi: këtyre i shtohen ato të ndihmuara nga Qendra e shpërndarjes në rrugën Po. "Një përgjigje konkrete - shpjegon drejtori i Caritas dioqezës don Marco Lai - përballë një emergjence që ka nxjerrë në dritë një varfëri të fshehtë: atë të njerëzve që jetojnë nga punë të rastit ose sezonale: një numër i konsiderueshëm i familjeve që janë sot në nevojë për të përmbushur nevojat parësore, siç është ushqimi".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI