Flash

Italia e fillon me gjysëmfinalet e Kupës: Serie A nën kontroll mjekësor të detajuar

Lapsi.al 16 April 2020
Italia e fillon me gjysëmfinalet e Kupës: Serie A nën kontroll

Serie A përgatitet të jetë kampionati i parë që do të kthehet në fushë në Itali, sipas asaj që ka hipotizuar sot Federata e futbollit gjatë një takimi me Komisionin mjekësor shkencor, e po studion një formulë për të rifilluar nga Kupa e Italisë kur të përfundojë emergjenca koronavirus. Ky është propozimi i formuluar nga Këshilli i Lega-s që do të përcillet në Asamblenë e të martës së ardhshme, sipas asaj që bën të ditur Ansa.

Në pritje të miratimit nga qeveria, Këshilli i Lega-s e ka quajtur të përshtatshëm rifillimin me dy gjysëmfinalet e kthimit të Kupës së Italisë, Juventus-Milan e Napoli-Inter, dy ndeshje për tu transmetuar nga Rai, me një impakt të fortë kombëtar, duke i lejuar kështu 16 skuadrave të tjera të kenë më shumë kohë për të përgatitur kthimin në fushë. Është e vështirë të flasësh ende për data, por nëse Kupa e Italisë luhet në 27 e 28 maj, kampionati duhet të fillojë në fundjavën e 31 majit. Sipas kësaj skeme, aplikimi i të cilës varet natyrisht nga vendimet e qeverisë, idea është për të mbyllur kampionatin në 2 gusht.

Për të minimizuar rrezikun, parashikohet dizinfektimi me ozon i palestrave e lokaleve të qendrave sportive, check up i detajuar për futbollistët, me tampon, ekokardiogramë e spirografi 2-3 ditë para rinisjes së aktivitetit, test sierologjik për ata që dalin jashtë zonës së mbrojtur, e në rast pozitiviteti parashikohet izolimi i individit, jo gjithë skuadrës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI