Flash

Është më pak i paguari në Premier League: heq dorë nga 30% e pagës

Lapsi.al 15 April 2020
Është më pak i paguari në Premier League: heq dorë nga

Matthew Longstaff është futbollisti më pak i paguar absolutisht në Premier League me 850 stërlina (rreth 975 euro) në javë e një rrogë mujore e barabartë me 3900 euro. Por mesfushori 20 vjecar i Newcastle, nuk është impresionuar nga kjo gjë dhe ka vendosur të kontribuojë kundër emergjencës koronavirus, duke shkurtuar rrogën me 30%. Pjesa nga e cila lojtari hoqi dorë do të shkojë për vepra bamirësie në ndihmë të atyre që vuajnë për shkak të koronavirus, pjesë e inisiativës së Premier League "Players Together".

Në rrjetet sociale, veprimi i djaloshit është vlerësuar shumë, sidomos nga tifozët e 'Magpies', për të cilët Longstaff është bërë një nga beniaminët e tyre, pas debutimit në skuadrën e parë përkrah të vëllait Sean, me një gol spektakolar, kundër Manchester United.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI