Flash

Drama e Badu: "Në gusht rrezikova vdekjen, vrasësi i motrës sime ende i lirë"

Lapsi.al 15 April 2020
Drama e Badu: "Në gusht rrezikova vdekjen, vrasësi i motrës

Muajt e fundit kanë qenë të vështirë për të gjithë, por në mënyrë dramatike për Emmanuel Badu, mesfushorin e Veronës që në fillim u godit nga një emboli pulmonare e pastaj humbi tragjikisht të motrën, e vrarë në Ghana muajin e kaluar. Futbollisti ka folur për gjendjen psikologjike në një intervistë për BBC: "2019 e 2020 kanë qenë vitet më të vështirë në jetën time. Në gusht gati vdiqa, pata shumë dëmtime e pastaj humba motrën në mënyrë kaq të dhimbshme".

Rrëfimi nisi me sëmundjen: "Atë natë e kisha të vështirë të merrja frymë. Mendoja për shkak të lodhjes, në mëngjes më dhanë ilace kundër dhimbjes, por mbrëmja ishte edhe më e keqe. Në 2 mora doktorin që për fat ishte zgjuar e më dërgoi fizioterapistin, që ishte më afër meje. Ai më tha se duhet të shkonim në spital. Në fund zbulova që kisha mpiksje gjaku në mushkëri. Mu desh të mos luaja për 3-4 muaj, por tani jam në këmbë".

Pastaj drama e vrasjes së motrës: "Është shumë e vështirë për mua e familjen time. Vrasësi është ende i lirë sepse virusi ka ngadalësuar gjithcka. Unë jetoj vetëm këtu në Verona. Kam qendruar në një dhomë për 34 ditë e nuk kam mundur të shoh cfarë i ndodhi motrës sime".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI