Flash

Del Piero i ri i Juventus: Dybala përjetë bardhezi

Lapsi.al 15 April 2020
Del Piero i ri i Juventus: Dybala përjetë bardhezi

Paulo Dybala është e tashmja dhe e ardhmja e Juventus. Natyrisht në skuadër tani është madhëria e tij Cristiano Ronaldo që katalizon mbi vete vëmendje e përgjegjësi, por argjentinasi që vetëm një vit më parë ishte në një cep e dukej gati të largohej, sot është një pikë fikse rreth së cilës do të ndërtohet skuadra e të ardhmes. Shoqëria ka marrë masa për rinovime të rëndësishme (Bonucci, Szczesny, Cuadrado, Matuidi) e ato të Buffon e Chiellini (të dy në skadencë) janë një formalitet, por vetëm emergjenca koronavirus ka bërë që rinovimi i lidhjes me Dybala të mos ishte e zezë mbi të bardhë.

Por pavarësisht mungesës së firmës, gjithcka është kopsitur: kontrata në skadencë në 2022 (rinovimi i fundit ishte bërë në prill 2017) do të shtohet me 3 vite të tjerë (2 me opsionin për një të tretë), deri kur argjentinasi të jetë 32 vjec. Nëse nuk është një kontratë e përjetshme, i ngjan shumë. Dybala do të jetë gjithnjë bardhezi, praktikisht një Del Piero i ri.

Sa për pagesën, rinovimi duhet ti cojë të ardhurat e argjentinasit nga 7.5 milionë aktualë, mes pjesës fikse e bonus, deri në 10 milionë. Vullneti i palëve nuk diskutohet, aq më tepër ai i Dybala që gjithmonë ka përsëritur se nuk sheh horizont tjetër që nuk është bardhezi. Deri në 2025 të paktën.

Të këshilluara

Giroud vendos kushte: Inter gati ti plotësojë

Në kushtet në të cilat ndodhet futbolli, rëndësi ka vendosmëria e lëvizjes. E tani që rivalët e padëshirueshëm janë bërë mënjanë, insistimi i gjatë i Inter për ...

11:56

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI