Flash

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Brilante gjetja e Usain Bolt: tregon distancën sociale e duhur të OBSH në mënyrën e tij

Lapsi.al 14 April 2020
Brilante gjetja e Usain Bolt: tregon distancën sociale e duhur të OBSH
"Distanca sociale" në kohët e koronavirus? Për OBSH duhet të jetë 1,8 metri, por është sprinteri më i madh i të gjitha kohëve, Usain Bolt, që ilustron hapësirën e sigurisë së duhur. Xhamajkani ka postuar foton e fitores së tij në Pekin 2008. E me pak sarkazëm i fton të gjithë të mbajë distancën e sigurisë. Si bënte ai me kundërshtarët... Fituesi i 8 medaljeve të arta olimpike, 11 botërorëve, mbajtës i rekordit botëror të 100, 200 e 4X100, është zbavitur duke uruar Pashkën për ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke postuar foton e finishit në finalen e Pekin 2008. Një shkrepje që e tregon në finish, shumë përpara kundërshtarëve të tij. Me pak fjalë, kjo distancë, rreth1,5 metra, është ajo e duhura për të ruajtur. E thotë Bolt: "Social distancing", shkruan ai me sarkazëm.
View this post on Instagram

Social Distancing #HappyEaster

A post shared by Usain St.Leo Bolt (@usainbolt) on

Si e tregon gjithë karriera e tij, Bolt i ka mbajtur gjithnjë në "distancë" rivalët. Është stërvitur ta bëjë shumë përpara se të shpërthejë pandemia. Në Pekin vrapoi në 9''69, dy të dhjetat më mirë se i dyti i klasifikuar Thompson, tre nga i treti Dix. Asnjë para Bolt, nuk arrinte të fitonte një finale olimpike ose botërori të 100 metrave me kaq shumë avantazh. E përsëriti në Botërorin e Berlinit në 2009, kur përmirësoi rekordin e 100 metrave (9''58) duke lënë një metër prapa Tyson Gay e dy Poëell. E bëri të tijin edhe atë të 200 metrave (19''19), duke hapur një boshllëk mes tij e Edëard (19"81). Cfarë distance po flasim? Gati 6 metra. E me 6 metra edhe koronavirus do të dorëzohej.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI