Flash

VIDEO/ Andrea Bocelli përlot 3.4 milionë njerëz me koncertin në mes të Milanos së boshatisur

Lapsi.al 12 April 2020
VIDEO/ Andrea Bocelli përlot 3.4 milionë njerëz me koncertin

Tenori i famshëm italian Andrea Bocelli realizoi një koncert mahnitës LIVE të Dielën e Pashkëve nga qendra e boshatisur e Milanos. Edhe pse ishte i pari koncert i mirëfilltë që nuk kishte asnjë spektator të pranishëm ai ka prekur dhe përlotur mbi 3.4 milionë ndjekës që e kanë parë online apo në TV koncertin e quajtur “Muzikë për shpresë”.

Ndjekësit e vlerësuan performancën e fuqishme të Bocellit si: “Prekëse, mahnitëse dhe madhështore!”. Bocellit iu dha akses ekskluziv në katedralen e mbyllur të Duomo nga Kryeprifti, Imzot Gianantonio Borgonovo, dhe Kryetari i Bashkisë, Giuseppe Sala. Sipas komenteve në rrjetet sociale Bocelli realizoi një nga shfaqjet e tij më ikonike deri më sot.

“Nuk mund të ndaloj lotët nga pamja e bukur dhe zemërthyer e Andrea Bocellit, i vetëm në Duomon e madh, me vetëm vendet bosh para tij. Ky moment në histori është i mrekullueshëm dhe plotësisht i trishtuar. Jemi me ty, Itali”, - shkroi dikush.

“Andrea Bocelli këndoi ‘Amazing Grace’ jashtë Duomos në Milano pak minuta më parë. Ishte magjepsëse”, - shkroi një tjetër. “Amazing Grace” e mahnitshme e Andrea Bocellit ishte një nga gjërat më të bukura që kam parë. E pabesueshme sa prekëse” – shkroi dikush tjetër.

Përpara koncertit Bocelli tha se “besonte në forcën e lutjes së bashku. Unë besoj në Pashkën e krishterë, një simbol universal i rilindjes për të cilën të gjithë – pavarësisht nëse janë besimtarë apo jo – me të vërtetë kemi nevojë tani” – tha tenori. ©LAPSi.al

High praise: Taking to social media in their droves, emotionally-charged fans praised Bocelli's powerful performance as: 'Moving, mesmerising and magnificent!'

 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI