Flash

"Më pëlqen si kalon nga një skuadër tek tjetra": Haaland, elozhet për Ibrahimovic ndezin merkaton

Lapsi.al 12 April 2020
"Më pëlqen si kalon nga një skuadër tek tjetra":

Përpara ndalimit të kampionateve Erling Braut Haaland ishte një ndër argumentat kryesore të bisedave të futbollit. Norvegjezi 19 vjecar çmendi tifozët e Salzburg në gjysmën e parë të sezonit (28 gola në 22 prezenca në të gjitha kompeticionet) e bëri të njëjtën gjë me ata të Bundesliga, falë 12 golave në 11 prezenca që kur mbërriti tek Borussia Dortmund, ku spikat trigolëshi në 23 minuta në debutim. Sulmuesi verdhezi tashmë rrëfehet duke treguar admirimin e tij për lojtar në vecanti: "Më pëlqen mentaliteti i Ibrahimovic e mënyra se si i sheh ndryshe gjërat, mendoj se kam patur gjithnjë edhe unë të njëjtin besim - ka thënë ai për revistën Four Four Tëo - Më pëlqen kur e shoh të luajë e më pëlqen edhe mënyrën si kalon nga njëra skuadër tek tjetra, në një vend tjetër, që nuk është e lehtë, por bën gjithnjë gol që në momentin e parë".

Një frazë që natyisht ka bërë të drejtohen antenat e shumë klubeve, duke parë interesimin për të. Duhet patur parasysh se Haaland e Ibrahimovic, përvec talentit e nuhatjes për gol, kanë të përbashkët edhe dicka tjetër: menaxherin. Të dy administrohen nga Raiola e për këtë fakt norvegjezi ka bërë shaka: "Për momentin nuk kam folur asnjëherë me Zlatan, por të shohim cfarë do rezervojë e ardhmja. Të shohim nëse Mino do të arrijë të organizojë një takim... Një përballje mes nesh? Jemi të dy sulmues e jemi të dy fantastikë, edhe pse luajmë ndryshe. Është vëshirë të na krahasosh. Unë jam ai që jam", ka përfunduar Haaland.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI