Flash

"Jam këtu për të fituar Champions": uellsiani që pëlqen biskotat duhet më parë të shmangë shëndoshjen

Lapsi.al 12 April 2020
"Jam këtu për të fituar Champions": uellsiani që

"Përse zgjodha Juventus? Një nga motivet kryesore është ajo për të fituar titullin në Serie A e të sfidoj të mëdhatë e Champions League". E ka pranuar vetë Aaron Ramsey, mesfushori uellsian i Juventus, gjatë një interviste për The Sun. "Juventus është një klub i madh, një nga më të fortët në Europë. Ishin edhe të tjerë të interesuar për mua - tregon ai - por jam i magjepsur nga historia e bardhezinjve". "Doja të luaja për të provuar të fitoj sa më shumë trofe në një sezon të vetëm e tek Juve janë fitues. Dua të ndihmoj klubin të ngrejë lart Champions", deklaron Ramsey.

E pashmangshme pyetja për Cristiano Ronaldo ("Bëhet fjalë për një sportist të jashtëzakonshëm - përfundon Ramsey - shënon në pjesën më të madhe të ndeshjeve. Në palestër është gjithnjë i pari, stërvitet aty cdo ditë e pastaj shkon në fushë ") e për periudhën e vështirë në të cilën po jetojmë: "Ndjek një program fitnesi që më është dërguar nga stafi i Juventus për tu mbajtur në formë për gati cdo ditë. Por nuk është e njëjta stërvitje që bëhet zakonisht e aq më tepër nga ato që të përgatisin për ndeshjet".

"Kur stërvitesh vazhdimisht nuk shqetësohesh se mund të marrësh peshë, sepse nuk ka shanse - ka thënë ai për tabloidin anglez, duke folur për karantinën e detyruar - Por tani është e vështirë sepse gruaja ime e pëlqen gatimin e unë të ushqehem, kështu që nuk është kombinimi i duhur i faktorëve. Kur stërvitemi cdo ditë e ka ndeshje jam shumë i kujdesshëm dhe i ashpër me veten, por tani është e vështirë. Ha shumë niskota për fëmijë - zbulon Ramsey - e bëj vetëm kur shkoj të pi një gotë caj. Prandaj dua të dal sa më shpejt nga kjo situatë e ti kthehem jetës normale, sepse është vështirë të jetosh kështu".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI