Flash

"I çmenduri" Abreu zbulon: "Suarez mund të largohej nga Barça për Nacional"

Lapsi.al 11 April 2020
"I çmenduri" Abreu zbulon: "Suarez mund të largohej

Mund ta imagjinoni Luis Suarez me një fanellë tjetër përveç asaj të Barcelonës? Pavarësisht moshës 33 vjeçare të Pistolero, ai do të ishte goditje për çdo ekip evropian. Edhe për Amerikën e Jugut, sepse ishte Nacional ai që ëndërroi të bënte blerjen e shekullit edhe pse për një kohë të shkurtër.

Kjo u zbulua nga Sebastian Abreu, "i çmenduri", ish-qendërsulmues që aktualisht trajnon uruguajanët e Boston River. Por në dhjetor emri i tij u qarkullua edhe për stolin e Nacional, klubin e zemrës së tij dhe të vetë Suarez. Siç konfirmohet nga vetë Abreu në kanalin radiofonik lokal 'Sport 890', për një ribashkim të bujshëm.

"Pata një shans të vërtetë për t'u ulur në pankinën e Nacional. Kështu që unë e thirra Suarez, i cili në ato ditë ishte gati të kthehej në Uruguaj duke i thënë: 'Shiko Lucho, nuk ka asgjë konkrete, por mundësia është. Si është situata jote?".

Ndërkohë përgjigjja e Suarez, sipas Abreu ishte:

"Nëse me të vërtetë bëhesh trajner, më lër të flas me Sofi (Sofia Balbi, gruaja e tij) dhe familjen time. Unë gjithmonë të kam thënë që me ty në stol, do të kthehesha."

Sipas Abreu, "kthimi te Nacional ishte diçka që e motivonte Suarez, një sfidë". Por në fund asgjë nuk u bë: Nacional zgjodhi ish-portierin Gustavo Munua si pasardhësin e Alvaro Gutierrez, Abreu pranoi propozimin e Boston River dhe Suarez nuk u transferua nga Barcelona.

Gjithçka u shty. Edhe sepse Suarez nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për t’i dhënë fund karrierës së tij te Nacional, ku filloi gjithçka. Ndoshta së bashku me ish-kolegun Abreu, me të cilin ai përjetoi emocionet e vendit të tretë në Afrikën e Jugut në vitin 2010.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI