Flash

Gomez jep alarmin për vështirësinë e nxehtësisë: "Si mund të luash në 30 gradë"

Lapsi.al 11 April 2020
Gomez jep alarmin për vështirësinë e nxehtësisë:

"Kur të rifillojmë të punojmë në fushë, pas dy muajsh pa luajtur asnjë ndeshje kontrolli, do të jetë e vështirë". Alejandro Gomez, kapiteni i Atalanta, ka dhënë mendimin e tij në lidhje me mundësinë e rifillimit të kampionatit, gjatë një workout në videokonferencë me ish-shokun e skuadrës Andrea Petagna e ish-përgatitësin atletik (tani tek Frosinone) Francesco Vaccariello. "Nëse do të kthehemi të luajmë, do të jetë e vështirë edhe të stërvitemi në verë, me 30 gradë, sepse nuk jemi mësuar".

Gomez ka folur gjithashtu edhe për menaxhimin e përditshmërisë në karantinë: "Nuk e di as cfarë të ha për darkë, edhe pse një futbollist duhet ta dijë gjithnjë si do ushqehet. Por duke qenë të mbyllur gjithnjë është tundimi për të hapur frigoriferin cdo 10 minuta".

"Unë për birrën", bën shaka Petagna, sulmuesi i Spal që është blerë për sezonin e ardhshëm nga Napoli e që jep mesazhin e tij të solidaritetit: "Ne që jemi me më fat se të tjerët mund të arrijmë tek shumë persona me këtë mesazh, kështu për mbledhjen e fondeve është e drejtë që të jemi të gjithë të bashkuar. Po jetojmë momentin më të vështirë pas luftës".

Solidariteti është gjithcka kanë mundur të kërkojnë futbollistët në këto kohë të vështira dhe Papu e mbyll me një propozim komunikimin e tij: "Jam aktivizuar për një projekt me persona që punojnë në Barcelonë e përfshin lojtarë nga e gjithë bota, do të flitet shumë më tepër pas pak kohësh. Shpresojmë që njerëzit të dalin nga ky problem më të ndërgjegjshëm e inteligjentë e që bota të jetë një vend më i mirë".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI