Flash

FOTO/ Arrest shtëpie në hotel me katër yje: Ronaldinho kalon nga ferri në parajsë

Lapsi.al 11 April 2020
FOTO/ Arrest shtëpie në hotel me katër yje: Ronaldinho kalon nga

Pas më shumë se një muaji të kaluar në burg në Paraguaj ku mbahet nga 6 marsi i kaluar, me akuzën se tentoi të futej në këtë shtet me një pasaportë false (por hetohet edhe për riciklim parash), Ronaldinho ka dalë duke paguar kushtëzimin prej 1,5 milionë euro e tani do ta kalojë në arrest shtëpie pritjen e dënimit, në një hotel luksi me katër yje në Asuncion.

Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat lokale, ish-lojtari i Brazilit - i arrestuar e burgosur bashkë me të vëllain Roberto de Assis - duhet të qendrojë në Paraguay deri në mbyllje të procesit (rrezikon 5 vjet burg), që është shtyrë për shkak të emergjencës koronavirus, e do ta kalojë qendrimin e detyruar në suitën presidenciale të Palmaroga Hotel, rrethuar nga të gjithë komoditetin.

Kampioni i Selecaos, që kur pagoi kushtëzimin, u transferua në Hotel Palmaroga ku mund të shijojë gjithcka, nga smart tv, palestra e deri tek pishina.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI