Flash

Psg tenton goditjen e dyfishtë: 120 milionë lëkundin Lazion

Lapsi.al 10 April 2020
Psg tenton goditjen e dyfishtë: 120 milionë lëkundin Lazion

Psg kthehet në sulm për Milinkovic-Savic. Është i bindur për këtë lëvizje të parisienëve l'Equipe, e përditshmja franceze gjithnjë e mirëinformuar për merkaton e klubit. Serbi kishte përfunduar në shënjestrën e francezëve në verën e 2018, por pastaj gjithcka u shkatërrua nga 120 milionët e kërkuar nga Lotito. Shifër që tani Leonardo ka ndërmend tia propozojë bardhekaltërve jo vetëm për kartonin e Rreshterit, por edhe atë të Adam Marusic. Të dy janë lojtarë të menaxherit, Mateja Kezman, e në aksin Roma-Paris në ditët e fundit janë regjistruar kontakte intensive.

Kontakte që shpejt do të tranformohen në një tratativë konkrete për goditjen e dyfishtë nga Lazio. Kjo sepse Milinkovic Savic prej kohësh është në majën e listës së dëshirave të Psg, e sepse Marusic, në skadencë në 2022, mund të jetë një zgjidhje e mirë për të mbushur boshllëkun e lënë nga largimi i sigurtë i Meunier.

Idea e Leonardos është ajo për ti dhënë vlerë të lartë malazezit, për të marrë një ulje tek serbi. Operacioni nuk është i lehtë, sidomos kur ke të bësh me Lotito, gjithnjë i ashpër kur flitet për para. Për momentin duket se presidenti bardhekaltër nuk do të zbresë poshtë 100 milionë për mesfushorin, të cilit mund ti shtohen 15-20 milionë për anësorin.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI