Flash

Menaxheri i Lautaros del hapur: "Barcellona? Mendon vetëm për Inter"

Lapsi.al 9 April 2020
Menaxheri i Lautaros del hapur: "Barcellona? Mendon vetëm për

Inter, Barcellona, Lautaro e Messi: një intrigë e vërtetë merkato. Nga "siguritë" blaugrana mbi të ardhmen katalanase të sulmuesit zikaltër tek zërat mbi një kalim "përrallor" të Messi në Milano, hapi është i shkurtër. Mjaftoi një intervistë e ish-presidentit interist Massimo Moratti e, si rrjedhojë, mbërritën deklaratat nga Argjentina që e ndezën edhe më shumë cështjen. E në këtë pikë, për të qetësuar shënjestrat barceloniste ka menduar menaxheri i Lautaros, Beto Yaque, që i intervistuar nga Mundo Deportivo ishte shumë i qartë në fjalët e thëna: "Lautaro po e jeton këtë situatë (interesin e Barcellona por jo vetëm) si të mos ishte asgjë, sepse është i përqendruar ekskluzivisht tek klubi i tij, me kënaqësinë më të madhe, sepse po i bën gjërat shumë mirë".

I njëjti diskutim për komplimentat e Messi: "Mendoj se është treguar shumë i sjellshëm dhe ka thënë fjalë entuziazmuese për Lautaron, por ai tani mendon vetëm për klubin ku ndodhet. Lautaro ka 5 vjet kontratë me Inter e lajmet që dalin janë ekskluzivisht të shtypit“.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI