Flash

Ibrahimovic kryen tradhëtinë e plotë: stërvitet me Hammarby

Lapsi.al 9 April 2020
Ibrahimovic kryen tradhëtinë e plotë: stërvitet me Hammarby

Zlatan Ibrahimovic po kalon karantinën në Suedi në pritje të kthehet në Itali për të rinisur stërvitjet në prag të mundësisë për të rinisur kampionatin. Dëshira për tu kthyer në fushë është aq e madhe sa sulmuesi ka marrë pjesë dot në një seancë stërvitore me Hammarby, klub tek i cili është bërë pronar me 50% të aksioneve nëntorin e kaluar. Një blerje që i tërboi tifozët e Malmoe, që vandalizuan statujën në nder të tij, para stadiumit të tyre. Por këtë herë tradhëtia e shtatlartit mund të quhet e plotë.

"Zlatan ka qenë në shtëpinë e tij në Stokholm me familjen e tij gjatë pauzës së sportit në Europë dhe kishte dëshirë të prekte sërisht topin. Natyrisht, ishim shumë të lumtur, kështu që ishte këtu sot dhe u stërvit me ne - ka shpjeguar drejtori sportiv i klubit suedez Jesper Jansson -. Gjatë pauzës kemi bërë stërvitje sipas dëshirës e të hënën do të rinisim stërvitjen kolektive. Sigurisht edhe Zlatan është i mirëpritur për tu stërvitur me ne, por mbetet për tu parë cfarë do të ndodhë".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI