Flash

Euro 2020 mund të mos jetë më shëtitës: koronavirus trondit Romën e Bilbaon

Lapsi.al 9 April 2020
Euro 2020 mund të mos jetë më shëtitës: koronavirus

Euro 2020 është shtyrë në 2021 për shkak të emergjencës koronavirus e tani mund të ndryshojë edhe format, të paktën sa i përket organizimit. Sipas asaj që bën të ditur Daily Mail, në fakt, kosto e pandemisë në termat e vdekshmërisë e krizës ekonomike po bën të reflektojnë shumë qytete mikpritës (Europiani është shëtitës) për të qendruar si të tillë, Roma e Bilbao të parat. Për më tepër, 10 nga 12 stadiumet e parashikuara kanë evente jo futbollistike të fiksuara për vitin e ardhshëm.

Uefa po studion situatën pasi Federata italiane e ajo spanjolle - bën të ditur gjithnjë gazeta angleze - kanë shprehur dyshime mbi mundësinë për ti qendruar impenjimit e të mirëpresin ndeshjet edhe në 2021. E gjithë kjo do të ngatërronte edhe më shumë mendimet e Ceferin. Numri 1 i Uefa-s nuk e ka pëlqyer asnjëherë plotësisht idenë e një Europiani shëtitës (formati ishte zgjedhur nga paraardhësi i tij, Platini) e kështu po rivlerëson projektin.

Një zëdhënës i Uefa i pyetur nga Daily Mail nuk ka konfirmuar, por as mohuar: "Për momentin qëllimi është të kemi të njëjtat qytete e të njëjtin kalendar të parashikuar për 2020. Por kalendari nuk është konfirmuar ende: jemi në kontakt me 12 qytete mikpritëse e shpejt do të ketë njoftime të reja".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI